Takim me kabinetin e luftës, Netanyahu thotë se operacioni tokësor krijon mundësi për lirimin e pengjeve

8b3e229c4a04462c8329bc1595d5d155

8b3e229c4a04462c8329bc1595d5d155

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se një ofensivë tokësore kundër Hamasit në Rripin e Gazës krijon mundësinë për lirimin e pengjeve izraelite.

Duke u adresuar para mediave pas një takimi të kabinetit të luftës, Netanyahu tha se kjo “krijon mundësinë e nxjerrjes jashtë të pengjeve izrelitë”.

“Ata do ta bëjnë këtë vetëm kur janë nën presion. Kjo krijon presion. Ne mendojmë se kjo metodë krijon një mundësi”, tha Netanyahu. Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas,  ka njoftuar se mban deri në 250 pengje izraelite që u kapën gjatë sulmit ndërkufitar që kreu më 7 tetor. Ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha se Hamasi ka “dy opsione”. 

Sipas tij, Hamasi ose do të “vdes duke luftuar ose do të dorëzohet pa kushte”. “Nuk ka asnjë opsion të tretë,” shtoi Yoav Galland. “Ne do t’u afrohemi atyre, do të arrijmë misionin tonë dhe do të sigurojmë që organizata të mos ekzistojë më atje,” shtoi ai. “Ne do të kemi sukses në operacionin tonë tokësor duke siguruar kthimin e robërve tanë dhe duke çmontuar aftësitë e Hamasit, ” shtoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.