Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se një ofensivë tokësore kundër Hamasit në Rripin e Gazës krijon mundësinë për lirimin e pengjeve izraelite.
Duke u adresuar para mediave pas një takimi të kabinetit të luftës, Netanyahu tha se kjo “krijon mundësinë e nxjerrjes jashtë të pengjeve izrelitë”.
“Ata do ta bëjnë këtë vetëm kur janë nën presion. Kjo krijon presion. Ne mendojmë se kjo metodë krijon një mundësi”, tha Netanyahu. Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas, ka njoftuar se mban deri në 250 pengje izraelite që u kapën gjatë sulmit ndërkufitar që kreu më 7 tetor. Ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha se Hamasi ka “dy opsione”.
Sipas tij, Hamasi ose do të “vdes duke luftuar ose do të dorëzohet pa kushte”. “Nuk ka asnjë opsion të tretë,” shtoi Yoav Galland. “Ne do t’u afrohemi atyre, do të arrijmë misionin tonë dhe do të sigurojmë që organizata të mos ekzistojë më atje,” shtoi ai. “Ne do të kemi sukses në operacionin tonë tokësor duke siguruar kthimin e robërve tanë dhe duke çmontuar aftësitë e Hamasit, ” shtoi ai.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.