“Takim me Kujtesën” ishte titulluar aktiviteti që organizoi Shoqata e Ish-të Përndjekurve politikë në qytetin e Shkodrës.
Në kuadër të këtij takimi, në bibliotekën e qytetit “ Marin Barleti”, u prezantuan 2 botime, “Dhimbje 5” i botuar së fundmi dhe libri tjetër i titulluar “Përndjekja e Hajrie Mulletit”, të autores Fatbardha Saraçi Mulleti.
Autorja shprehet se librat e prezantuar dokumentojnë, një nga periudhat më të errëta të vendit, përgjatë 45 viteve të sistemit diktatorial.
Fatbardha Saraçi Mulleti është autore e 5 librave që i kushtohen vuajtjeve dhe qëndresës së grave gjatë periudhës së komunizmit.
Kur ishte vetëm 5 vjeçe autorja, së bashku me familjen e saj, u internua në Kavajë, ku dhe përjetoi dhunën e sistemit komunist.
Aktiviteti “Takim me Kujtesën”, solli bashkëbisedime mes personazheve të ndryshme, të cilët kanë përjetuar periudhën e tmerrit në burgjet komuniste.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.