Takim me maturantët e Medresesë / Xhaferi, dy Osmanët, Livoreka, Balaj, flasin për karrierën e tyre

“Këshillim për karrierë”, quhej takimi që Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” organizoi paraditen e së enjtes duke pasur si mysafir pjesëtarët e Klubit të Futbollit Vllaznia, presidentin Alban Xhaferi, drejtorin sportiv Tefik Osmani, trajnerin Qatip Osmani, zëvendëstrajnerin Bashkim Livoreka dhe kapitenin Bekim Balaj. Takimi është hapur nga Drejtori i Medresesë së Shkodrës, Kujtim Dervishi, duke theksuar se ka për synim që rrëfimet e personazheve të ftuar, të bëhen frymëzim për të ardhmen e karrieres së maturantëve medresistë.
Në shenjë respekti për kontributin që po japin te Vllaznia, perzonazhet në fjalë janë nderuar nga ana e Medresese “Haxhi Sheh Shamia” me pllakatë “Mirënjohje”.