Takim me shkrimtarin Bedri Islami, në Muzeun Historik fokusi kryesor i bisedës ishte lufta e Kosovës dhe UÇK
UÇK dhe roli i saj në luftën çlirimtare të Kosovës ishte tema e takimit të organizuar në Muzeun Historik të Shkodrës, ku i ftuar ishte publicisti dhe shkrimtari i njohur, Bedri Islami.
“Dhjetori i vrarë” është libri më i ri që autori Islami promovoi në mjedisin e rrethuar nga shkrimtarë dhe personalitete të qytetit.
“Lufta e UÇK ishte heroike dhe e denjë për atë çfarë kanë dhënë shqiptarët në Kosovë”, shprehet Bedri Islami.
Bedri Islami është njëri nga autorët e veçantë në kulturën shkrimore, letrare, historike, publicistike shqiptare, pasi jeta dhe krijimtaria e tij lidh nyje të rëndësishme të letërsisë dhe të kohës, simbolikën dhe etapat historike shqiptare.