Takim me shkrimtarin Dritan Sulçebe, ai prezantoi në Bibliotekën “Marin Barleti” romanin e parë “Kohë astrale”
“Një takim me shkrimtarin Dritan Sulçebe”, kështu u titullua pasditja letrare e zhvilluar në mjediset e Bibliotekës publike të Shkodrës “Marin Barleti”.
Një jurist në profesion, Sulçebe prezantoi për lexuesit shkodranë librin e tij të parë “Kohë astrale”.
Për vlerat e autorit dhe cilësitë e librit, flet edhe shkrimtari shkodran , Shpëtim Kelmendi.
Dritan Sulçebe ka lindur në Tiranë më 1983. Ai është diplomuar në Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ka punuar në disa institucione të administratës publike, diplomaci dhe në shoqërinë civile, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ai është autor i disa artikujve dhe studimeve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.