Takim Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore në Shkodër
Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore është gati për të filluar në qytetin e Shkodrës.
Kjo ngjarje e veçantë vjen me edicionin e saj të tretë ku pritet të marrin pjesë orkestrat frymore nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, te cilat do të sjellin magjinë e muzikës në Shkodër.
Aktiviteti do të nisë nesër (6 tetor) kur do të ketë koncert në sheshet kryesore të qytetit. Ndërsa një ditë më pas, do të zhvillohet një paradë, ku janë parashikuar parakalime nga pika të ndryshme të qytetit drejt sheshit “Nënë Tereza”.
Marshimi i të gjitha bandave së bashku do të vijojë me një performancë nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek sheshi para Bashkisë Shkodër, për t’i lënë vendin koncertit konkurues të orkestrave frymore pjesëmarrëse.
Drejtorët artistikë Arben Muça dhe Bardhyl Hysa, bashkë me drejtorin organizativ Dritan Mlika, kanë përgatitur një program interesant për të gjithë pjesëmarrësit, në këtë festë të muzikës dhe kulturës.