Takime më 21 tetor/ SHBA, BE, Gjermania, Italia dhe Franca ndërmjetëse për dialogun Kosovë-Serbi

dcdd92d906404ca491b55c9855955493

dcdd92d906404ca491b55c9855955493

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kristofer (Christopher) Hill, ka bërë me dije se në takimet që do të zhvillohen më 21 tetor në Serbi dhe Kosovë do të ketë propozime interesante për të dyja palët.

Sipas REL, më 21 tetor, i  dërguari Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak (Mirosllav Lajcak) së bashku me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar (Escobar), i dërguari i Francës, Emanuel Bon ( Emmanuel Bonn), ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe i Italisë, Françesko (Francesco) Talo, do të udhëtojnë drejt Beogradit dhe Prishtinës me qëllim zbatimin e Marrëveshjes së arritur më herët mes dy vendeve, për normalizim.

Hill po ashtu tha se Lajçak “ka dëgjuar shumë” dhe mendon se e di “çfarë ka nevojë Serbia dhe Kosova”, ndërsa shtoi se SHBA dëshiron “një Kosovë të pavarur, me një mjedis shumetnik” dhe mënyra përpara sipas tij, sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është normalizimi i raporteve.

“Dua që Serbia ta kuptojë dhe ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur. Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe të lëvizë përpara. Edhe unë do të doja këtë, por fakti është që problemi është më i ndërlikuar”, tha Hill gjatë për televizionin N1 në Serbi.

Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si “Pesëshja e madhe” është e para që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.