Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një bashkëbisedim me lexuesit, Koloreto Cukali.
Rikthimi në kryqendrën e veriut i sjell artistit nostalgji për shkak të origjinës shkodrane që ai ka.
Për Cukalin, ridimensionimi i marrëdhënies së lexuesve me librin përbën domosdoshmëri.
Në takimin e zhvilluar, fokusi u përqendrua tek libri më i ri i aurorit “Marshi funebër i gjelave të detit”.