Categories: LajmeRajoni

Takimet në Bruksel, Eksperti Hoti: Kurti-Vuçiq do arrijnë një “Po” mes tyre. Plani i BE-së, i vjetër

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Agron Hoti ka deklaruar nga Prishtina se kryeministri i Kosovës  Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të dalin nga takimet në Bruksel me një “Po” e zbatimit të marrëveshjeve midis dy vendeve.

Duke folur në emisionin “Ekspres” në RTSH 1, Hoti theksoi se  Kurti dhe Vuçiq kanë hyrë në një qasje tjetër në këto takime.

Ky takim që mbahet sot në Bruksel, në takime të ndara do të jetë një “Po” e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve dhe z. Kurti dhe z. Vuçiç do të fillojnë në zbatimin e marrëveshjes dhe do t’i japin shansin e integrimit në strukturat evropiane”, u shpreh Hoti.

Ai nënvizoi se është e njohur botërisht që presidenti serb nuk është i sinqertë për Kosovën kur takohet me të dërguarit e Bashkimit Evropian apo me ata të SHBA-ve, por këtë radhë do t’i duhet të tregohet konstruktiv.

Sipas Hotit, qasja konstruktive e Serbisë në këto bisedime do të ishte një goditje për vetë Beogradin sepse do ta bënte atë të nënshkruante marrëveshjet dhe të mos guxonte më të sulmonte veriun e Kosovës.

Vuçiq nuk është i sinqertë për Kosovën dhe me Bashkimin Evropian, mirëpo edhe pse Kosova ka një epërsi aktualisht ndaj Serbisë për shkak të agresionit që bëri në Kosovë, në takimin e së shtunës që BE dhe SHBA pati me Vuçiqit i është kërkuar konstruktiviteti në proces dhe ky konstruktivitet është një goditje për Serbinë sepse deri më tani Serbia nuk dëshironte të tregohej konstruktive me Kosovën. Kjo është masa më e ashpër për Kosovën.

Nëse marrëveshja pranohet dhe Serbia nuk bën më agresion në Kosovë dhe nuk nxit strukturat kriminale në veri atëherë ky është një dorëzim i Serbisë”, ka theksuar Hoti për emisionin “Ekspres” të drejtuar nga gazetari, Nolian Lole.

Plani i BE-së dhe Marrëveshja e Ohrit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Agron Hoti komentoi edhe planin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Hotit, ai është një plan i vjetër pasi i referohet kërkesat të mëparshme të Brukselit drejtuar dy vendeve.

“Ajo çfarë dimë ne që ky plani i BE-së është plani me kërkesat e vjetra, kërkesa për depërshkallëzim të situatës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk është kërkesë e re. Por ne kemi një deklaratë të z. Kurti që e dha para dy ditësh në Greqi, ku tha publikisht që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më sot me Serbinë. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Hoti.

Asocacioni

Sa i përket Asocacionit, Hoti tha se ai do bëhet sipas marrëveshjes së parashikuar më parë, me shtesën e vetme që Kosova mund të dalë me një propozim konkret nga të gjitha draftet e adresuara deri më tani që nga ai i kryeministrit shqiptar Edi Rama e deri tek ai i formuluar në Bruksel.

Asocacioni do të bëhet ashtu siç ka qenë marrëveshja; Kosova do të marrë të gjitha draftet që janë marrë nga Rama, nga BE-ja dhe nga vetë ato që ka bërë vetë, dhe do të bëjë një propozim për statutin e Asosacionit, dhe do të themelohet sepse është një obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe do të ecet më tej në proces”, shpjegoi Hoti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…

2 hours ago

Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023

Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…

2 hours ago

Kërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…

3 hours ago

Kërcënimet e Trump- Kryeministri i Groenlandës: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

3 hours ago

Paris, Marie Le Pen dhe 8 eurodeputetë shpallen fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së

Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…

3 hours ago

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

 Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…

3 hours ago