Categories: Lajme

Takimet në Bruksel/ Vuçiq: Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë (26 tetor) në Bruksel me zyrtarët evropianë, deklaroi se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Ai u shpreh se Serbia në përputhje me politikën e saj, ka thënë qartë se dëshiron të zbatojë të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar nga Marrëveshja Themelore e vitit 2013 e deri te marrëveshjet e arritura më vonë në Bruksel dhe Ohër.

“Ne gjithmonë kemi theksuar vetëm një gjë, e cila gjithmonë është përsëritur, ajo është se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës dhe në ato qëndrime kemi thënë se jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që është rënë dakord. Kemi pasur vetëm një rezervë dhe e kemi thënë sërish për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe pavarësinë e Kosovës. Ne u sollëm plotësisht me përgjegjësi dhe seriozitet”, tha Vuçiq.

Qeveria e Kosovës akuzoi në mbrëmje Serbinë se refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve në muajin shkurt në Bruksel, ndërsa për Aneksin e Zbatimit të saj janë dakorduar në muajin mars në Ohër.

Në asnjërin prej dokumenteve, palët nuk i kanë vendosur nënshkrimet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

6 hours ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

6 hours ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

6 hours ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

7 hours ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

7 hours ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

7 hours ago

This website uses cookies.