Takimi Erdoan–Micotakis/ Turqia dhe Greqia konfirmojnë raportet pozitive

56c22264a9b24130b5fd264664924e8a
Turqia dhe Greqia e kanë konsideruar “produktiv” takimin e shumëpritur të presidentit Rexhep Tajip Erdoan (o. Recep Tayyip Erdogan) dhe kryeministrit Kiriakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis).
Dy shtetarët u mblodhën të mërkurën në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku theksuan se duan t’i ruan raportojnë e forta, pavarësisht ndasive që kanë për çështjen e kufijve detarë në Egje.
“Patëm një diskutim konstruktiv me presidentin Erdoan, në praninë e ministrave të jashtëm dhe këshilltarëve tanë diplomatike. Patëm mundësinë të flisnim për sfidat e përbashkëta që hasin vendet tona. Këtu dua të nënvizoj problemin e emigracionit të paligjshëm, ku besoj se bashkëpunimi me Turqinë është i nevojshëm për të ulur në minimum fluksin e emigrantëve.
Por, natyrisht, diskutuam edhe për sfidën madhore të krizës klimatike, pasi Greqia dhe Turqia janë dy vende mesdhetare, të cilat janë përballur me katastrofa natyrore si pasojë e mbinxehjes së planetit dhe krizës klimatike, e cila është me ne,” u shpreh Micotakisi pas takimit, duke thënë se marrëveshjet për këto çështje palët do i adresojnë edhe në Selanik më 7 dhjetor, kur mbahen Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit Greqi–Turqi.
Presidenti Erdoan tha se takimin me Micotakisin “do të jetë në të mirën e vendit dhe rajonit tonë”.