Categories: BotaLajme

Takimi Erdoan–Micotakis/ Turqia dhe Greqia konfirmojnë raportet pozitive

Turqia dhe Greqia e kanë konsideruar “produktiv” takimin e shumëpritur të presidentit Rexhep Tajip Erdoan (o. Recep Tayyip Erdogan) dhe kryeministrit Kiriakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis).

Dy shtetarët u mblodhën të mërkurën në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku theksuan se duan t’i ruan raportojnë e forta, pavarësisht ndasive që kanë për çështjen e kufijve detarë në Egje.

Patëm një diskutim konstruktiv me presidentin Erdoan, në praninë e ministrave të jashtëm dhe këshilltarëve tanë diplomatike. Patëm mundësinë të flisnim për sfidat e përbashkëta që hasin vendet tona. Këtu dua të nënvizoj problemin e emigracionit të paligjshëm, ku besoj se bashkëpunimi me Turqinë është i nevojshëm për të ulur në minimum fluksin e emigrantëve.

Por, natyrisht, diskutuam edhe për sfidën madhore të krizës klimatike, pasi Greqia dhe Turqia janë dy vende mesdhetare, të cilat janë përballur me katastrofa natyrore si pasojë e mbinxehjes së planetit dhe krizës klimatike, e cila është me ne,” u shpreh Micotakisi pas takimit, duke thënë se marrëveshjet për këto çështje palët do i adresojnë edhe në Selanik më 7 dhjetor, kur mbahen Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit Greqi–Turqi.

Presidenti Erdoan tha se takimin me Micotakisin “do të jetë në të mirën e vendit dhe rajonit tonë”.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

9 minutes ago

Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…

17 minutes ago

Nostalgjia e  emigrantëve / Oboti, peng i  Zef dhe Simon Çukajt

Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…

33 minutes ago

Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…

36 minutes ago

Dita Ndërkombëtare e Familjes / Festë e veçantë në shkollën “Pashko Vasa” me nxënës, mësues dhe prindër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…

38 minutes ago

Rama: Marrëveshja për emigrantët me Italinë nuk do të përsëritet me asnjë shtet tjetër

Kryeministri Edi Rama ka theksuar qartazi se nuk do të ketë një marrëveshje të ngjashme…

54 minutes ago