Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku kanë marrë pjesë në takimin e 10-të të Ministror të Këshillit Këshillimor që u mbajt në Baku, Azerbajxhan, këtë të premte (1 mars).
Në një postim në Facebook, zv.kryeministrja, njëherazi edhe ministrja e Energjisë, bën me dije se po ashtu u zhvilluan edhe një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike.
“Mirëmëngjes nga Baku! Në nisje të një dite të rëndësishme, ku delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama , do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme për zhvillimet ekonomike dhe energjetike, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, por në rang europian”, shkruan Balluku.
Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Po ashtu u zhvillua edhe takimi i dytë i Ministralit Këshillimor për Energjinë, ku u nënshkruan disa marrëveshje, teksa u diskutua edhe lidhur me regjimin pa viza të qytetarëve shqiptarë.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.