Takimi i kryenegociatorëve Kosovë-Serbi në Bruksel, Bislimi: Ne u pajtuam me propozimin e BE-së, Serbia kërkoi kohë shtesë

Pas dështimit të gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen e dinarit në takimin e përbashkët me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç me ndërmjetësimin e të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në Bruksel, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka thënë se Prishtina është pajtuar me propozimin e emisarit të BE-së, sa i përket çështjes së dinarit, por pala serbe ka kërkuar kohë shtesë.

Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçak ka nxjerrë një propozim të konsoliduar për të cilën ne besojmë se është konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje, e cila më së shumti i shkon për shtati qytetarëve serb në Kosovë. Pala serbe nuk ka qenë e gatshme të reflektojë këtë propozim dhe ka kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve në Bruksel”, ka deklaruar Bislimi.

Sipas Bislimit, takimi i sotëm është caktuar me idenë që palët të reflektojnë, ndërsa ka shtuar se pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për arsye se nuk ka pasur kompetenca në vendimmarrje.

Atyre iu është bërë e qartë që takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse ata janë të gatshëm të vijnë me ide për kompromis. Edhe sot kemi pasur dallime të mëdha, përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet se si qytetarët serb mund të marrin mbështetjen financiare edhe më tej nga Serbia. Pala serbe ka funksionuar si avokate e ‘Postanska bankës’ dhe gjithë kohën ka diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetente, as në interes të palëve të involvuara”, është shprehur zëvendëskryeministri i Kosovës.

Bislimi ka paralajmëruar se takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve në Bruksel, ndërkaq për këtë të sotmin ka thënë se s’është diskutuar për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, sepse “nuk ka diskutim për të”.

Ky takim nuk ka qenë as i fundit, as i pari për dinarin. Takimi është për të trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Rregullorja nuk e përmend dinarin, rrjedhimisht nuk ka as diskutime për të”, tha ai para mediave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.