Takimi i librit për fëmijë, në “Marin Barleti” u zhvillua një orë e hapur për të nxitur të lexuarit
Në Bibliotekën “Marin Barleti” u zhvillua një orë e hapur dedikuar librit për fëmijë dhe diskutimit rreth tyre. Qëllimi është nxitja e të lexuarit tek moshat e vogla në një kohë kur teknologjia dhe smartphone-t kanë zënë një pjesë të mirë të kohës së fëmijëve.
Për fëmijët pjesëmarrës libri mbetet “miku” i tyre më i mirë.
Librat e përzgjedhur u përkasin klasikëve për fëmijë.
Fëmijët e ndërthurën këtë orë dedikuar librit edhe me lojëra stimuluese për mendjen.