Greqia po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme (12 maj) të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë. Sipas medias greke Protothema, qindra punonjës policie do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi. Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takimin me diasporën shqiptare në Athinë në orën 11:00 në Teatrin e Krishtlindjeve.
Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis e ka quajtur normale vizitën që do të zhvillojë Rama, ku gjatë një interviste për mediat vendase, ai tha se nuk mund të pengohet lideri i një vendi të takojë bashkatdhetarët e tij.
“Greqia është një vend demokratik dhe nuk mund të pengojë një udhëheqës që të zhvillojë një vizitë private e të flasë me bashkatdhetarët e tij. Mbase çështja mori përmasa më të mëdha se ç’duhej të kishte, por nuk është koha e duhur pasi jemi pak para zgjedhjeve europiane”, ka deklaruar ai.
Kryeministri Rama do të nisë nga Greqia një tur takimesh me diasporën nën moton “Krenar për Shqipërinë”. Më herët , përmes një postimi në rrjetet sociale, duke zbuluar edhe adresën, kryeministri ftoi shqiptarët të marrin pjesë në atë takim. Pas Athinës, Rama do të vijojë turin e takimeve me diasporën në disa qytete të Evropës, Milano, Mynihu dhe Londër.
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…
Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…
Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…
Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…
This website uses cookies.