Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij gjatë konferencës për media, ndërsa foli për pensionet në Shqipëri dhe indeksimin e çmimeve të ushqimeve, u ndal ndër të tjera edhe te turi i Kryeministrit Edi Rama në Nju Jork ku do të takohet me diasporën shqiptare.
Berisha bëri thirrje që kreu i qeverisë shqiptare të pritet aty me vezë e domate.
Berisha theksoi se si bashkëatdhetarë fisnikë që janë, ata kanë rol historik për të luajtur në betejën kundër narko diktaturës në Shqipëri.
“Të ngrihemi kundër këtij regjimi mi të pamëshirë që detyron burrat e gratë fisnike që kanë shkrirë çdo gjë për këtë vend të flasin për veten e tyre nga mospasja e gjërave më bazë. U bëj thirrje shqiptarëve në Nju Jork dhe kudo, të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar që vjen për të kërkuar votën e tyre.
I them bashkëatdhetarëve fisnikë, se ju, si emigracion, diasporë, keni një rol të dytë historik për të luajtur. Sikurse bëtë me sukses betejën kundër komunizmit në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës, ju ftoj të jepni kontributin tuaj në betejën kundër narko diktaturës në Shqipëri, e cila qenien shqiptare dhe identitetin e këtij kombi po e shkatërron më shumë e pamëshirë se çdokush tjetër në historinë e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.