Takimi inaugurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, Rama: BE na ka surprizuar me gatishmërinë për të na anëtarësuar

Edi Rama ka marr pjesë në

Kryeministri Edi Rama ka marr pjesë në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ Ekonomik dhe Social të BE, ku të pranishëm ishin, Presidenti i Komitetit, Oliver Röpke, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Gjithashtu morën pjesë dhe përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile me qëllim forcimin e dialogut social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

Kryeministri Rama vlerësoi veçanërisht kontributin e Presidentit Röpke në këtë proces.

Ne e vlerësojmë këtë veçanërisht sepse falë mënyrës së hapur dhe gatishmërisë së Presidentit dhe ekipit të tij jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë dhe madje na është dhënë mundësia për t’u ndjerë, se si është kjo ndjesia i të qenit i barabartë në këtë kështjellë. Kështu që kjo është diçka tepër e veçantë. Nga ana tjetër jam entuziast vërtet që komiteti do të shërbejë për qëllimin e ndihmës, për qëllimin që të nxitë aktorët tanë të rriten dhe që bëhen një pjesë e rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërisë dhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në jetën e familjes europiane si anëtare e barabartë shpejt, besoj dhe dëshiroj.”

Kryeministri tha se është hera e parë që yjet e Shqipërisë janë në një linjë me atë të BE.

Që kur kujtoj prej herës së parë kur e nisëm këtë rrugëtim të gjatë më shumë se 30 vjet më parë, është herë e parë që kur kujtoj që yjet tona janë në një linjë me yjet e Bashkimit Europian, jo vetëm sa i takon të ardhmes dhe perspektives, por edhe sa i takon së tashmes. Sepse sigurisht që Bashkimi Europian ka qenë shumë i kujdesshëm të thotë që vendi ynë është në Europë, një ditë do të jemi në Europë, që horizonti është vendi ku do të bashkohemi. Por nuk e kemi ndjerë kurrë atë që ndjejmë së fundmi, gatishmërinë për ta bërë këtë realitet dhe për ta bërë realitet tani.”

Rama tha se Shqipëria ka mundësinë që brenda këtij viti të hapë të gjitha grupkapitujt për negociatat.

“Ka shumë njerëz që sot përpiqen të thonë që nuk do të ndodhë dhe ajo çfarë po përpiqemi t’u themi që duhet të mobilizohemi, duhet të bëjmë më të mirën për t’i vënë të gjitha energjitë në këtë drejtim, është thjeshtë një iluzion thonë, apo është propagandë, po ku e di unë se çfarë sepse nuk ka ndodhur në 12 vjet, atëherë pse duhet të ndodhë në 4 vitet e ardhshme. Por sigurisht këta njerëz nuk janë shumë mirë të informuar që Mali i Zi i ka çelur negociatat që në 2012-ën, Serbia i ka çelur që në 2014-ën, Maqedonia e Veriut kishte një emër tjetër, kur u bën vend kandidat në 2005-ën dhe sot ne e gjejmë veten tonë në pararojë pasi çelem negociatat vitin e kaluar dhe këtë vit siç tha dhe zoti Röpke kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grup kapitujt.”

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi se në procesin e integrimit të vendit drejt Unionit duhet të përfshihet edhe shoqëria civile.

Proces që përfshin të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lihet vetëm për shoqërinë dhe Kuvendit, por organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Këto vende do të duhet të përfshijnë shoqërinë civile në të gjithë punën që do të bëhet para se të bëhen pjesë e familjes tonë. Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik, të qytetarëve dhe shoqërinë civile. Qeveria mund të përfitojë nga ekspertiza dhe njohuritë e shoqërisë civile. Shoqëritë civile të luajnë rol pro aktiv. Në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimmarrje  e shoqërisë civile është e rëndësishme.”, tha mes të tjerash Gonzato.

Kreu i Komitetit Ekonomik e Social në Bashkimin Evropian (BE), Röpke, ka theksuar se Shqipëria ka përmbushur kushtet e shkëlqyera për të ecur përpara në procesin e integrimit në BE. Ai shprehu mbështetje të fortë për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkan, duke vlerësuar përpjekjet dhe angazhimin e Shqipërisë.

Në një deklaratë të tij, Ropke theksoi se Komiteti Ekonomik e Social ka mbështetur gjithmonë procesin e zgjerimit të BE-së, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, dhe është i bindur se Shqipëria është afër për t’u bërë anëtare e plotë e Unionit. Ropke shprehu besimin e tij se qeveria shqiptare do të adresojë rekomandimet e dhëna nga ky komitet i përbashkët, duke kontribuar në përmirësimin e procesit të integrimit dhe reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.