Pas takimit të mbajtur në Bruksel mes Guvernatorit të BQK-së dhe kryenegociatorit Petar Petkoviq, ky i fundit ka deklaruar se delegacioni i Beogradit ka treguar përkushtim të plotë për zgjidhjen e problemit.
Ai theksoi se duhet gjetur zgjidhje për pagesën e dinarit, teksa shtoi se takimi në Bruksel tregoi se vendimi i BQK-ja nënkupton zgjidhje në nivel politik.
Pas takimeve në Bruksel, ai u tha gazetarëve se fakti që ndodhet në Bruksel, ndryshe nga kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi, tregon vendosmërinë e Beogradit për zgjidhjen e problemeve me dialog. Petkoviç theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr masa përshkallëzuese me qëllim të dëbimit të serbëve në veri.
“Takimi tregoi se vendimi i BQK nënkupton zgjidhje në nivel politik. Prandaj kam qenë këtu, jo Bislimi. Pasojat e një vendimi të tillë janë politike. Është e vërtetë që dinari nuk është diskutuar kurrë në dialogu deri më tani, por duke pasur parasysh se vendimi i BQK prek drejtpërdrejt serbët, sigurisht që do të diskutohet në Bruksel”, tha Petkoviq.
Petar Petkoviq tha sot se zgjidhja e problemit të dinarit në Kosovë duhet kërkuar në nivel politik, “pasi ata”, siç tha ai “nuk kanë mandat politik, nuk mund të negociojnë për këtë”.
“Duhet një nivel politik për zgjidhje, ai nuk mund ta bëjë atë që bëri (negociatori i Prishtinës) Besnik Bislimi, të mos vijë në Bruksel, por të dërgojë njerëz nga Banka Qendrore e Kosovës që të vendosin për diçka për të cilën thonë vetë ata nuk kanë mandat”, u tha Petkoviç gazetarëve pas takimit në Bruksel.
Ai ka theksuar se duhet të diskutojnë të gjitha çështjet kryesore dhe urgjente në Bruksel.
“Dhe ku do të flasim nëse dikush dëshiron ta dëbojë popullin serb nga Kosova? Kjo duhet të ndalet”, tha Petkoviq.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.