Takimi me diasporën në Milano, pjesë e aktivitetit të Ramës edhe disa autoritete italiane
Pjesë e takimit të kryeministrit Edi Rama me diasporën në Milano, do të jenë edhe disa autoritete italiane, duke treguar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe duke vlerësuar rolin dhe kontributin që komuniteti shqiptar ka dhënë gjithë këto vite në Itali.
Në një lidhje me RTSH 24, gazetarja Alba Kepi tha se pjesë e takimit do të jenë edhe kryetari i Bashkisë së Komunës Busto Arsizio, Emanuele Antonelli, Prefekti i Milanos, ndërsa pritet të jetë edhe Ministri i Ekonomisë së qeverisë Meloni, Giancarlo Giorgetti, por ende nuk është konfirmuar.
“Autoritetet italiane po bëhen pjesë e takimit, pasi dy vendet nuk kanë konflikte të hapura mes tyre dhe takimi zhvillohet në një klimë miqësore. Do jetë i pranishëm kryetari i Bashkisë së Komunës Busto Arsizio, Emanuele Antonelli, Prefekti i Milanos, ndërsa pritet të jetë edhe Ministri i Ekonomisë së qeverisë Meloni, Giancarlo Giorgetti, por ende nuk është konfirmuar.
Dy vendet kanë bërë marrëveshje së bashku dhe nëse ministri i Ekonomisë do të jetë pjesë e takimit, kjo do të tregojë se vëmendja e do të fokusohet pikërisht në kontributin ekonomik që komuniteti shqiptar ka dhënë në Itali”, tha gazetarja Kepi.