Takimi me diasporën në Milano, Rama: Sot nisim vallen e dytë kuqezi në Europë

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot (26 maj) takimin me diasporën në Milano të Italisë. Ky është takimi i dytë me diasporën , pas atij në Athinë më 12 maj.

Takimi do të zhvillohet në orën 11.00, ku Rama do të pritet nga komuniteti shqiptar atje, ku në fokus do të jenë pikërisht problematikat me të cilat hasen shqiptarët që jeton atje.

Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë takim në Milano si “vallen e dytë kuqezi në Europë”,ndërsa shtoi se takimi do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arzicio”, edhe më i madh se ai në Athinë.

“Nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet në stadium ku do të zhvillohet takimi me diasporën.

Një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar në Itali është integruar në  infrastrukturën Shëndetësore, Arsimore dhe në sipërmarrje të suksesshme në Itali, ku sot janë edhe histori suksesi.

Në takim, kryeministri do u bëj thirrje pikërisht edhe për t’u rikthyer në vendin e tyre dhe të investojnë duke sjellë në Shqipëri edhe eksperiencën e gjatë të përthithur në Itali, sidomos në fushën e turizmit.

Disa muaj më parë Shqipëria e Italia konkretizuan dy marrëveshje të rëndësishme, atë për njohjen e ndërsjellët të pensioneve, nga e cila do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe ajo e nënshkruar me homologen Italiane Melonin për sjelljen e emigrantëve azilkërkues nga vendet e treta.

Turi i takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” nisi më 12 maj në Athinë, ndërkohë takimi i radhës është ai i  Londrës më 2 qershor dhe 16 qershor në Dyseldorf.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.