Categories: LajmePolitikë

Takimi me diasporën në Milano, Rama: Sot nisim vallen e dytë kuqezi në Europë

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot (26 maj) takimin me diasporën në Milano të Italisë. Ky është takimi i dytë me diasporën , pas atij në Athinë më 12 maj.

Takimi do të zhvillohet në orën 11.00, ku Rama do të pritet nga komuniteti shqiptar atje, ku në fokus do të jenë pikërisht problematikat me të cilat hasen shqiptarët që jeton atje.

Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë takim në Milano si “vallen e dytë kuqezi në Europë”,ndërsa shtoi se takimi do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arzicio”, edhe më i madh se ai në Athinë.

“Nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet në stadium ku do të zhvillohet takimi me diasporën.

Një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar në Itali është integruar në  infrastrukturën Shëndetësore, Arsimore dhe në sipërmarrje të suksesshme në Itali, ku sot janë edhe histori suksesi.

Në takim, kryeministri do u bëj thirrje pikërisht edhe për t’u rikthyer në vendin e tyre dhe të investojnë duke sjellë në Shqipëri edhe eksperiencën e gjatë të përthithur në Itali, sidomos në fushën e turizmit.

Disa muaj më parë Shqipëria e Italia konkretizuan dy marrëveshje të rëndësishme, atë për njohjen e ndërsjellët të pensioneve, nga e cila do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe ajo e nënshkruar me homologen Italiane Melonin për sjelljen e emigrantëve azilkërkues nga vendet e treta.

Turi i takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” nisi më 12 maj në Athinë, ndërkohë takimi i radhës është ai i  Londrës më 2 qershor dhe 16 qershor në Dyseldorf.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Alzhaimeri, truri që venitet – Zbulimi i hershëm përballim më i lehtë i sëmundjes

Alzhaimeri është një sëmundje që shkakton humbje të memories dhe ndikon thellë në jetën e…

2 minutes ago

Aksi Shkodër – Velipojë i rrezikshëm / Banorët: Duhen elementë të sigurisë rrugore

Në rrugën Shkodër-Velipojë, segmenti Berdicë me gjatësi 5 km, rrezikshmëria për aksidente është e lartë.…

5 minutes ago

Gjelbërim në klasat e gjimnazit “28 Nëntori” – Një projekt për ajër më të pastër dhe ambiente më të shëndetshme

Gjelbërimi dhe lulëzimi i ambienteve të brendshme të gjimnazit “28 Nëntori” është qëllimi i një…

8 minutes ago

Interi rekord të ri në Itali për arkëtimet nga ecuria në Champions

Sipas medieve italiane skuadra e Interit ka arkëtuar deri më tani plot 132 milionë euro.…

27 minutes ago

Inter i çmendur, mund Barçën dhe shkon në finale të Champions

Misioni i përfunduar për Interin që mundi Barcelonën 4-3 në kohën shtesë dhe është finalisti…

28 minutes ago

Emocionet e Eurovizionit – “Zjerm” merr pëlqime në Bazel, protagonistët flasin për RTSH

Në Bazel të Zvicrës vijojnë përgatitjet e fundit për festivalin evropian të këngës, që nis…

32 minutes ago