Takimi me Erdogan në Ankara, Kurti: Diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe dhe për bashkëpunim ekonomik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje mbi bisedimet e zhvilluara me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit që dy liderët mbajtën në Ankara.
Në një postim në X (dikur Twitter), Kurti shkruan se diskutoi me Erdogan lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësi të reja bashkëpunimi ekonomik, por po ashtu edhe në fushën e mbrojtjes.
Kurti bën me dije të hënën (3 qershor) do të mbahet edhe forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe nga Turqia.
“Sot u prita në Ankara nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia do të jetë një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, shkruan Kurti.