Categories: LajmePolitikë

Takimi me Hasanin, ministri turk: Biseduam hapat konkretë për pastrimin e plotë të FETO-s në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, në një konferencë me homologun e tij, Igli Hasani, bëri me dije se objektivi i vitit 2024 do të jetë zhvillimi i Këshillit të parë të Partneritetit Strategjik. Ai tha se vëllimi i tregtisë mes Turqisë e Shqipërisë mund të arrijë në 2 miliardë dollarë.

Ka shumë fusha që do punojmë në mënyrë të pandërprerë. Përpiqemi si të zhvillojmë mirëqenien

Për ta çuar më tej, kemi krijuar disa mekanizma të caktuar. Qëllimi ynë është që brenda 2024-ës të zhvillojmë Këshillin e parë të partneritetit strategjik. Kjo do të jetë një platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që vëllimi i tregtisë mes dy vendeve të arrijnë në 2 miliardë dollarë,” tha Hakan.

Ministri turk shtoi se në fokus të takimit me homologun Hasani ishte pastrimi i “mbetjeve” të fundit të FETO-s në Shqipëri. Ndërsa rikujtoi ndjeshmërinë e Turqisë ndaj kësaj çështjeje, Fidan theksoi se po diskutohen hapat që do të hidhen konkretisht për pastrimin e elementëve të mbetur të organizatës.

“Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera, si lufta kundër terrorit apo çështjet rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e ‘mbetjeve’ të fundit të FETO-s në Shqipëri, prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë,” u shpreh ministri Fidan.

Lufta Izrael-Hamas ka qenë një tjetër çështje në të cilën u ndal ministri turk gjatë fjalës së tij, Fidan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për lejimin e ndihmave humanitare në Gazë. Ai paralajmëroi se përveç raketave e plumbave, njerëzit do humbasin jetët prej urisë.

Mijëra të pafajshëm janë duke u masakruar para gjithë botës. Po përballemi me një nivel tjetër të masakrës. Ka shumë jetë të humbura, miliona palestinezë të marrë robër dhe në kushte varfërie, urie.

Nuk po jepet leje për hyrjen e ndihmave humanitare në Gazë. Një fatkeqësi e madhe po ndodh.

Komiteti ndërkombëtar për fat të keq nuk ka treguar një reagim në nivelin e duhur. Prandaj dua ta ftoj opinionin ndërkombëtar që të marrin masa para se të jetë shumë vonë. Do humbasim shumë njerëz për shkak të urisë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave”, theksoi Fidan.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

10 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

10 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

10 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

10 hours ago

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…

10 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

11 hours ago

This website uses cookies.