Lajme

Takimi me Ramën, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Bashkëpunimi ynë do të jetë i përhershëm

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti e ka përshkruar si “vëllazëror” takimin që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Facebook, Mexhiti shkruan se mes tyre u diskutua për çështje të ndryshme, ndërsa theksi u vu te thellimi i bashkëpunimit mes dy qeverive.  

Ai bën me dije si bëri ftesë kreut të qeverisë shqiptare për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë i përhershëm.  

Takimi im me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, filloi si një takim zyrtar, por shpejt mori një drejtim tjetër, duke u shndërruar në një bisedë vëllazërore e të ngrohtë. Pritja e përzemërt e kryeministrit Rama, dhe humori i tij i veçantë, e shndërroi takimin formal në një bashkëbisedim mes miqsh. Në një atmosferë të relaksuar, me kryeministrin Rama ndërruam shumë tema, por gjithnjë të vetëdijshëm se vlerat tona të përbashkëta janë një sfond i pakapërcyeshëm.

Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe vendeve tona, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të forta që na bashkojnë si shqiptarë. Në këtë kontekst, Kryeministri Rama më uroi për suksesin në zgjedhje dhe për detyrën e re që kam marrë, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë garantuesi për integrimin e vendit tonë në familjen e madhe evropiane! Në shenjë të vullnetit të mirë për bashkëpunim, kryeministrin Rama e ftova për vizitë zyrtare në Shkup, kryeqendrën tjetër historike të shqiptarëve. E ardhmja jonë është e ndritshme, sepse bashkëpunimi ynë do të jetë i përhershëm”, shkruan Mexhiti.

Kryeministri Edi Rama priti të martën (27 gusht) në ambientet e kryeministrisë zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

1 day ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

1 day ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

1 day ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

1 day ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

1 day ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

1 day ago

This website uses cookies.