Categories: LajmePolitikë

Takimi me Stolteberg, Rama: Të sigurohet kufiri Kosovë-Serbi. Të procedohet më shpejt me bazën detare në Porto Palermo

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe liderët e 4 vendeve të tjera anëtare të aleancës në Europën juglindore, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka kërkuar rritje të numrit të forcave të aleancës në Kosovë.

Në fjalën e tij, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shkup, Rama e konsideroi tragjik sulmin në veri të Kosovës, teksa tha se duhet siguruar që një gjë e tillë të mos përsëritet më.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare është domosdoshmëri që të garantohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë pasi, sipas tij, është jashtë kontrollit dhe në shërbim të aktiviteteve ilegale.

Në veri, një ngjarje tragjike e cila duhet konsideruar paralajmërim dhe jo ngjarje sporadike dhe duhet me çdo kusht të mos përsërite. Ndaj theksova në takim domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë i cili është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, drogës, aktiviteteve që pastaj ngatërrohen edhe me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda siç ishte ai në Banjskë ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës i Policisë së Kosovës dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të një konflikti që ka vetëm një vend për t’u trajtuar në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se ka bërë kërkesë që të procedohet sa më shpejt me aplikimin e Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën detare në Porto Palermo. Sipas Ramës, kjo bazë e re detare e NATO-s do të forconte strategjinë e mbrojtjes së përbashkët.

Dua të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt sepse ne besojmë që çdo gjë që ndodh e përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë, jo thjeshtë për Shqipërinë apo rajonin, por edhe për vetë NATO-n që do fitojë një akses të shpejtë në çdo anë të Europës për strategjinë e mbrojtjes së përbashkët. Ne do vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar dhe të përkushtuar për të forcuar kapacitetet tona dhe për të rritur eficiencën e FA dhe mbetemi në frontin e vendeve të NATO-s një anëtar i përgjegjshëm dhe i palëkundur në të gjitha sfidat e përbashkëta”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spahic, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic dhe i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me Stoltenberg.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Çelet kompleksi rinor ” Syri i Sheganit ” në Malësi të Madhe

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se është inauguruar…

10 hours ago

Berisha-Ramës: Do përgjigjesh që me le në arrest shtëpie. Krijo qeverinë teknike

Pak pasi GJKKO-ja i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali…

10 hours ago

Ekspozita kombëtare “Salloni i vjeshtës”, edicioni i 18-të kishte temën “Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit”

Rreth 80 artistë pjesëmarrës i dhanë jetë edicionit të 18-të të ekspozitës kombëtare “Salloni i…

11 hours ago

Beci inspekton punimet në Zdrale – Kryebashkiaku kërkon cilësi maksimale në zbatimin e projektit

Kryetari i Bashkisë ka inspektuar sot kantierin e punimeve në zonën e Zdrales, e cila…

11 hours ago

Ndihmë për fermat e vogla – Djaloshi: Fokusi gratë në zonat rurale

Mbështetja e fermave të vogla, me fokus ato që drejtohen nga gratë, ishte qëllimi i…

11 hours ago

Vllaznia U- 21 fiton ndaj Teutës – Goli i fitores u realizua nga mesfushori Maliqi

Me rezultatin minimal 1-0 është mbyllur takimi i Vllaznisë U21 ndaj Teutës së Durrësit.  Ndeshja,…

11 hours ago

This website uses cookies.