Takimi mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane, Balla: Lufta kundër drogës, prioritet

83120282d206443e8ed13c77e7f6c660

83120282d206443e8ed13c77e7f6c660

Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë zhvilluar një takim për luftën e përbashkët kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa  përshëndeti dhe falënderoi strukturat e përfshira në fushatën antikanabis, bëri me dije se gjatë vitit 2023 janë asgjësuar rreth 300 mijë bimë narkotike, një pjesë e tyre në fazën e mbjelljes në kubikë.

Policia ka kryer 184 mijë kontrolle, me mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të saj.

Puna për ta mbajtur Shqipërinë të pastër nga kanabisi, nuk duhet të përmbyllet këtu, ajo duhet të vazhdojë në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjitha institucioneve ku duhen përfshirë më së miri edhe institucionet e pushtetit vendor, agjencitë e mjedisit, të pyjeve, edhe bizneset private, shërbimet zjarrfikëse, policitë bashkiake, pse jo, edhe Shërbimet Private të Sigurisë“, apeloi ministri.

Në takimin e përbashkët mes Policisë së Shteti dhe Policisë Italiane, ku mori pjesë Amasadori italian Bucci, drejtues të misionit të Guardia di Finanza-s, zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit, ministri Balla tha se lufta kundër drogës mbetet prioritet dhe angazhim kryesor i strukturave të rendit. Ajo po jep rezultate, falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”,  si dhe Paketës së Sigurisë në Shkolla.

Që nga dita ime e parë në këtë detyrë, kam ngritur shqetësimin se kultivimi i kanabisit është lidhur ndër vite, edhe me përfshirjen e ndonjë punonjësi të Policisë së Shtetit, ndoshta qoftë edhe me një mbyllje sysh, apo me një mosreagim. Koha dhe rezultatet më kanë dhënë të drejtë”, nënvizoi Balla, duke vënë theksin tek vetëpastrimi i Policisë si proces që rrit besimin e qytetarëve.

Më tej, ai u shpreh se ka një rritje të nivelit të besueshmërisë dhe të bashkëpunimit mes policisë italiane dhe policisë shqiptare, duke nënvizuar se “Italia, mbetet partneri ynë strategjik, me të cilin kemi një histori të konsoliduar bashkëpunimi”.

Nuk është e rastësishme – theksoi Balla – që ndër 16 operacione ndërkombëtare që zhvillon aktualisht policia italiane, jashtë Italisë, 14 prej tyre janë me Policinë Shqiptare“.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.