Lajme

Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe në të gjitha fushat

Forcimi i lidhjeve dypalëshe, rritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve dhe çështjet rajonale e globale kanë qenë në fokus të takimit kokë më kokë të zhvilluar me dyer të mbyllura mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Takimi u zhvillua në qendrën diplomatike turke në New York, Turkevi, ndërsa dy liderët ndodheshin në SHBA për sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat”, është shprehur presidenti turk, ndërsa ka dënuar sulmet Izraelit në Gaza duke shtuar se këto “ masakra po dëmtojnë paqen rajonale dhe globale”.

“Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimeve Turke, raporton “Anadolu”.

Nga ana e qeverisë shqiptare nuk ka ende asnjë njoftim mbi diskutimet nga takimi, ndërsa më herët ishte vetë kryeministri Edi Rama që publikoi në rrjetet sociale disa foto nga takimi dypalësh me Erdogan në New York.

Më herët në Samitin për të Ardhmen në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht paktin për të ardhmen dhe se kombet duhet të përballen me sfidat së bashku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

12 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

12 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

12 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

12 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

12 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

12 hours ago

This website uses cookies.