Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore – Edicioni i 4- ët i këtij eventi krijon atmosferë në rrugët e Shkodrës
Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore ka çelur edicionin e katërt të tij në Shkodër, duke sjellë një atmosfere festive në rrugët e Shkodrës.
Në tre sheshe të ndryshme të qytetit, tre nga orkestrat pjesëmarrëse, kanë përformuar për kënaqësinë e qytetarëve shkodranë.
Shkodra, Durrësi dhe Salento e Italisë, kanë përcjellë muzikë në rrugët e Shkodrës në ditën e pare të eventit dy ditor.
Një event i përvitshëm që largon kufijtë permes muzikës, kështu e cilëson Takimin Ndërkombëtar të Orkestrave Frymore në Shkodër drejtuesi I qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”, Dritan Mlika.
6 orkestra frymore nga Shqipëria, rajoni ynë dhe Italia, përformojnë në Shkodër në kuadër të këtij eventi, i cili nga vit në vit po merr përmasa akoma më të gjëra.