Takimi në Athinë/ Mitsotakis: Të krijojmë shtigje të reja krijuese. Erdogan: S’ka problem aq të madh sa mos të zgjidhet
Në takimin në Athinë, Presidentët e Turqisë dhe Greqisë theksuan rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve të tyre.
“Qëllimi i dy vendeve është të kërkojnë shtigje të reja krijuese. Kohët e fundit jemi përballur me shumë sfida: fatkeqësi natyrore dhe konflikte rajonale. Por marrëdhëniet dypalëshe gjithashtu pësuan luhatje dhe siguria dhe paqja në Mesdheun lindor u kërcënuan . Muajt e fundit kemi ecur në një rrugë më të qetë. Për të artikuluar dallimet tona dhe për të kërkuar zgjidhje. Ne ramë dakord që të rimarrim fillin e kontakteve tona në tre akse: Dialogu politik, agjenda pozitive dhe masat e besimit. Përsa i përket emigracionit, kohët e fundit kemi parë një ulje të ndjeshme të flukseve si rezultat i ruajtjes dhe bashkëpunimit të mirë të dy vendeve. Mund dhe duhet të përmirësohet edhe më shumë”, tha Kyriakos Mitsotakis.
Edhe Presidenti turk u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp se shpreson që problemet mes dy vendeve të zgjidhen përmes dialogut.
”Ndjej kënaqësi të madhe që jam në Athinë. Mbajini hapur dialogët e komunikimit. Shpresa jonë është që problemet tona të zgjidhen në kontekstin e dialogut konstruktiv dhe fqinjësisë së mirë. Ne ndajmë të njëjtin det dhe të njëjtën gjeografi. Është e natyrshme që mes dy vendeve të ketë probleme mes vëllezërve. Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje dhe bashkëpunimi. Nuk ka asnjë problem aq të madh sa të mos zgjidhet. Të veprojmë me mirëbesim dhe të mos jemi nga ata që kalojnë detin dhe mbyten në lumë”, u shpreh ai.