Takimi në Bruksel/ Borrell: Kurti s’pranon propozimet tona, kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e kompromisit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim e raporteve me Serbinë.
Borrell ka hasur në kushtet e Albin Kurtit, i cili ka kërkuar së pari njohje de facto nga Serbia, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç ka kërkuar themelimin e Asociacionit.
Ndërkaq, pas takimit presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses, siç ka thënë ai në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, ka deklaruar Vuçiç.
Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara ditën e sotme me ndërmjetësuesit e dialogut, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.