Categories: LajmePolitikëRajoni

Takimi në Bruksel/ Borrell: Kurti s’pranon propozimet tona, kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e kompromisit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim e raporteve me Serbinë.

Borrell ka hasur në kushtet e Albin Kurtit, i cili ka kërkuar së pari njohje de facto nga Serbia, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç ka kërkuar themelimin e Asociacionit.

Ndërkaq, pas takimit presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses, siç ka thënë ai në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, ka deklaruar Vuçiç.

Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara ditën e sotme me ndërmjetësuesit e dialogut, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…

1 hour ago

Interi triumfon në “Allianz Arena”

Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

1 hour ago

Rice dhuron spektakël, Arsenali “gjunjëzon” Realin

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…

1 hour ago

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…

1 hour ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (9 prill) mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual i masave ajrore…

2 hours ago

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

17 hours ago

This website uses cookies.