Categories: LajmePolitikëRajoni

Takimi në Bruksel, Kurti: Lajçak dhe Vuçiq me skenar të koordinuar. Po godasin të ardhmen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar se në takimin e zhvilluar në Bruksel të ndërmjetësuar nga BE për dialogun me Serbinë, kishte një qëndrim të koordinuar kundër Prishtinës.

Në një deklaratë për mediat, ku dha detaje nga takimi i mbajtur më 14 shtator, Kurti u shpreh se i dorëzoi kryediplomatit të BE-së, Xhosep Borel (Josep Borell) dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak (Lajcak) një propozim në lidhje me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes e Ohrit, por që nuk u pranua.

Sipas Kurtit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) dhe Lajçak e refuzuan propozimin “në mënyrë të koordinuar”, duke e konsideruar atë si jorealist.

Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se, sipas ndërmjetësve të dialogut, e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pasuekencuar i pikës së negocimit të statutit të një Asociacioni të komunave. Këtë qëndrim, ai e konsideroi se “goditje” ndaj të ardhmes së Kosovës.

 “Shkova në takim me një propozim konkret me të cilin ne parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike. Propozimi bazohej në parimin e gjithë përfshirjes që përcakton që çdo nen i marrëveshjes bazike duhej të përfshihej me doemos në planin e zbatimit të sekuencuar. Detyrimin për të zbatuar çdo nen të marrëveshjes bazike e përcakton edhe aneksi i implementimit i miratuar në Ohër më 18 mars. Në takimin me Borel mu kërkua të kaloj menjëherë në proces negocimi në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes. Ju bëra të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnim pa u dakordësuar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar. Aq më tepër që Vuçiç ka kohë që deklaron se nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe se do ta zbatojë vetëm në lidhje me linjat e kuqe të Serbisë. Në planin e sekuencimit të përfshihet nënshkrimi i marrëveshjes bazike ose së paku depozitimi i saj nga Borel në OKB. Në takimin e parë nuk arritëm te një mirëkuptim minimal, duke qenë që qëndrimi i Borel dhe Lajçak ishte që sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes duhej të bëhej në mënyrë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, e cila donte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes së ndërsjellë. Në takimin edhe me Presidentin e Serbisë u ekspozova përballë një skenari, të cilin Lajçak e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi prezantova një plan të sekuencimit punuar nga Republika e Kosovës, Presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe shpërfillje të koordinuar, thanë që plani është jorealist dhe se e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pasuekencuar i pikës së negocimit të statutit të një Asociacioni të komunave”, tha Kurti.

Rundi i fundit i dialogut në Bruksel ndërmjet Vuçiq dhe Kurtit, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.