Takimi në Milano, mijëra shqiptarë presin Ramën me flamuj kuqezi

Me flamuj kuqezi dhe këngë ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën në Itali, aktivitet që po mbahet në pallatin e sportit “Busto Arzicio” në Milano.

Ky është takimi i dytë me diasporën, ndërsa takimi i parë u zhvillua me shqiptarët në Greqi, takim që u mbaj në Athinë mes polemikash të shumta nga politika dhe media greke.

Takimi në Milano pasqyron krejt të kundërtën e takimit të Athinë, në një klimë të qetë politike dhe me një komunitet shqiptar të integruar në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit, kjo për shkak të politikave që qeveria italiane ka ndjekur me shqiptarët.

Pikërisht këto politika kanë forcuar edhe marrëdhëniet miqësore të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë.

Lexoni zhvillimet e takimit minutë pas minute

Ora 11.45 Këngëtarët Noizy dhe Arloja Toska spektakël para mijëra shqiptarëve

Para se kryeministri Edi Rama të mbajë fjalën, në skenë janë ngritur disa prej emrave më të njohur të këngës shqiptare duke performuar për diasporën e mbledhur në pallatin e sportit “Busto Arzicio” në Milano.

Noizy e Arjola Toska kanë ndezur atmosferën  në pallatin e sportit, ku shqiptarët kanë kërcyer dhe shijuar ritmet e muzikës shqiptare.

Ora 11:30 Video – Rama mbërrin në Milano, shoqërohet nga bashkëshortja

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Milano. RTSH ka siguruar videon e momentit kur Rama zbret nga avioni i “Air Albania” i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ,ndërsa pas tij zbret ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Kryeministri Rama do i drejtohet pallati i sportit në Milano ku do të zhvillojë takimin me diasporën.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRTShqiptar%2Fvideos%2F1591379108317008%2F&show_text=false&width=267&t=0

Ora 11.15 “Erdha…”- Rama publikon pamjet nga Pallati i Sportit ku do zhvillohet takimi me emigrantët 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Pallati i Sportit ku do të zhvillojë takimin e tij me emigrantët në Itali.

Kreu i qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet që pallati është i mbushur me emigrantë të veshur kuqezi.

“Erdha…”shkruan Rama krah videos.

Më herët gjatë mëngjesit të sotëm, kreu i qeverisë reagoi duke shkruar se “sot po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë”

“Mirëmëngjesi dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Ora 11.00 RTSH sjell pamjet nga atmosfera pak para nisjes e takimit, Veliaj i bashkohet tubimit të diasporës në Milano

Kryebashkiaku Erion Veliaj është sot i pranishëm në takimin që zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë në të parin takim të Ramës me bashkatdhetarët në shtetin fqinj.

Vetëm pak orë më parë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot dhe video nga përgatitjet e fundit për tubimin me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.

“Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mik presim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan ndër të tjera Veliaj.

RTSH sjell pamjet nga atmosfera pak para nisjes e takimit, ku siç shihet në sfond dëgjohet muzikë shqiptare dhe valëviten flamuj kombëtar.

Ora 10.30 Takimi me diasporën në Milano, pjesë e aktivitetit të Ramës edhe disa autoritete italiane

Pjesë e takimit të kryeministrit Edi Rama me diasporën në Milano, do të jenë edhe disa autoritete italiane, duke treguar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe duke vlerësuar rolin dhe kontributin që komuniteti shqiptar ka dhënë gjithë këto vite në Itali.

Në një lidhje me RTSH 24, gazetarja Alba Kepi tha se pjesë e takimit do të jenë edhe kryetari i Bashkisë së Komunës Busto Arsizio, Emanuele Antonelli, Prefekti i Milanos, ndërsa pritet të jetë edhe Ministri i Ekonomisë së qeverisë Meloni, Giancarlo Giorgetti, por ende nuk është konfirmuar.

“Autoritetet italiane po bëhen pjesë e takimit, pasi dy vendet nuk kanë konflikte të hapura mes tyre dhe takimi zhvillohet në një klimë miqësore. Do jetë i pranishëm kryetari i Bashkisë së Komunës Busto Arsizio, Emanuele Antonelli, Prefekti i Milanos, ndërsa pritet të jetë edhe Ministri i Ekonomisë së qeverisë Meloni, Giancarlo Giorgetti, por ende nuk është konfirmuar.

Dy vendet kanë bërë marrëveshje së bashku dhe nëse ministri i Ekonomisë do të jetë pjesë e takimit, kjo do të tregojë se vëmendja e do të fokusohet pikërisht në kontributin ekonomik që komuniteti shqiptar ka dhënë në Itali”, tha gazetarja Kepi.

Ora 10.00 Rama në Milano, shqiptarët e diasporës për RTSH: Prej 30 vitesh, i pari përfaqësues shqiptar që na takon

“Kjo është hera e parë në 30 vite që vjen një përfaqësues i qeverisë shqiptare te ne” kështu janë shprehur disa nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Taksa na ndan shumë pak kohë nga nisja e aktivitetit me diasporën në Milano, shqiptarët kanë nisur të mblidhen në pallatin e sportit “Busto Arzicio”.

Disa prej tyre kanë folur edhe për mikrofonin e RTSH me gazetaren Denada Shkodrani.

“Kemi 30 vite në Itali, për mua është një emocion i paparë. Jemi trajtuar shumë mirë dhe jemi shumë mirë. Kjo është hera e parë që vjen një përfaqësues i qeverisë shqiptare te ne”, u shpreh njëra prej tyre.

Autoritete italiane kanë marrë masat për mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa takimi do të nis me një performancë të këngëtarëve më të njohur shqiptarë si Albana Skënderaj, Elvana Gjata, Noizy  dhe Artjola Toska.

Ora 9:30 Nga masat për mbarëvajtjen e aktivitetit te diskutimet e Ramës, gazetarja Denada Shkodrani zbulon detajet nga Milano

Një aktivitet që pritet të ketë përmasa të mëdha dhe e zhvilluar në një klimë shumë më të qetë dhe paqësore politike, pritet të jetë takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën në Milano.

Në pallatin e sportit “Busto Arzicio” në Milano pritet që të mblidhen rreth 7-8 mijë shqiptar, të cilët prej 32 vitesh tashmë janë integruar shumë mirë në jetën politike, sociale dhe ekonomike të Italisë.

Gazetarja e RTSH Denda Shkodrani, e  cila po ndjek nga afër aktivitetin, ka zbuluar detaje nga ky takim, që nga masat e marra nga policia për mbarëvajtjen e aktivitetit, por edhe në çështjet që pritet të diskutohen që nga mësimi i gjuhës shqipe, tek investimet ekonomike dhe kthimi në atdhe i shqiptarëve për të investuar në turizëm.

Para fjalës së Ramës, takimi do të nis me performancën e disa prej artistëve më të njohur shqiptar që nga Alban Skenderaj te Noizy.

“Këtu do të akomodohen 7-8 mijë persona dhe kryeministri Rama pritet të marrë fjalën rreth orës 12.00.   Do të ketë një performancë para me disa prej këngëtarëve më të njohur shqiptar si Alban Skënderaj , Elvana Gjata, Arjola Toska, Noizy, të cilët do të sjellin një copëz të kulturës shqiptare për shqiptarët e Italisë, të cilët janë mjaft të integruar në jetën ekonomike, sociale dhe politike të Italisë. Në rajonin e Italisë. Gjatë fjalës së tij Rama do të fokusohet në investimet dhe kthimin e tyre në për të investuar në turizëm”, tha Shkodrani.

Në një paralelizëm me takimin në Athinë, gazetarja Shkodrani tha se pasqyrimi i këtij aktivitet në mediat italiane është shumë më i thjeshtë dhe pa nuanca politike krahasuar me mediat e Athinës, ndërsa shtoi se diaspora shqiptare në Itali është shumë më e integruar se ajo në Greqi, për shkak të politikave që ndjek Italia.

“Qytetarët të cilët kanë mbërritur në Itali rreth 32 vite më parë janë shumë më të integruar se ata të Greqisë dhe kjo për shkak të politikave të shtetit italian. Ndryshe nga ajo që ndodhi në Athinë, mediat italiane e kanë përcjellë mjaft mirë takimin e Ramës dhe pritet që ndryshe nga fjala e kryeministrit në Athinë, në Milano të përqendrohet në çështjet e kulturës, dhe arsimit në gjuhën shqipe”, tha gazetarja.

Ora 08.00 Takimi me diasporën në Milano, Rama: Sot nisim vallen e dytë kuqezi në Europë

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot (26 maj) takimin me diasporën në Milano të Italisë. Ky është takimi i dytë me diasporën , pas atij në Athinë më 12 maj.

Takimi do të zhvillohet në orën 11.00, ku Rama do të pritet nga komuniteti shqiptar atje, ku në fokus do të jenë pikërisht problematikat me të cilat hasen shqiptarët që jeton atje.

Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë takim në Milano si “vallen e dytë kuqezi në Europë”,ndërsa shtoi se takimi do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arzicio”, edhe më i madh se ai në Athinë.

“Nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet në stadium ku do të zhvillohet takimi me diasporën.

Një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar në Itali është integruar në  infrastrukturën Shëndetësore, Arsimore dhe në sipërmarrje të suksesshme në Itali, ku sot janë edhe histori suksesi.

Në takim, kryeministri do u bëj thirrje pikërisht edhe për t’u rikthyer në vendin e tyre dhe të investojnë duke sjellë në Shqipëri edhe eksperiencën e gjatë të përthithur në Itali, sidomos në fushën e turizmit.

Disa muaj më parë Shqipëria e Italia konkretizuan dy marrëveshje të rëndësishme, atë për njohjen e ndërsjellët të pensioneve, nga e cila do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe ajo e nënshkruar me homologen Italiane Melonin për sjelljen e emigrantëve azilkërkues nga vendet e treta.

Turi i takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” nisi më 12 maj në Athinë, ndërkohë takimi i radhës është ai i  Londrës më 2 qershor dhe 16 qershor në Dyseldorf.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.