Takimi para Samitit të Berlinit / Ministrja gjermane në Tiranë, kërkesë Kosovës e Serbisë të ulin tensionet

85144162f8fd4eb58c8d4444da0261bb

85144162f8fd4eb58c8d4444da0261bb

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbok (Annalena Baerbock) mbërrin sot në Tiranë. Vizita e ministres gjermane vjen në kuadër të situatës mes Kosovës e Serbisë dhe tensioneve në rritje mes dy vendeve.

Ministrja Berbok ka planifikuar të takojë homologët nga Prishtina dhe Beogradi, të cilët do të mblidhen sot në Tiranë në kuadër të samitit të Berlinit.

Berbok do të bisedojë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të shmangin përshkallëzimin e konfliktit gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri,” njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Takimet në Shqipëri janë pjesë e “Procesit të Berlinit”, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti do të paraprihet sot nga një takim i ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së dhe organizatat rajonale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.