Takimi Prishtinë-Beograd, Lajçak: Kapërcyem disa dallime, bisedimet rifillojnë së shpejti në Bruksel

I dërguari i posaçëm i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak ka bërë me dije se në takimin e mbajtur një ditë më parë (4 prill) në Bruksel mes dy kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, janë kapërcyer disa dallime ndërmjet propozimit të palëve.
Me një postim në rrjetin social X, Lajçak njoftoi se bisedimet mes Kosovës e Serbisë do të rinisin së shpejti, bazuar në idetë e Bashkimit Evropian për arritjen e një kompromisi.
Po ashtu, Lajçak sqaroi se në takimin e Brukselit, ai është ndalur te rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb që prej 1 shkurtit dhe për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga ky vendim.
“Ne ia dolëm të lidhim disa boshllëqe midis propozimeve të të dy palëve. Kam në plan të vazhdoj bisedimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE për një kompromis“, tha Lajçak.