Categories: LajmePolitikë

Takimi qeveritar, Rama mbledh kabinetin në Shëngjin. Diskutohet për detyrat dhe të ardhmen

Kryeministri Edi Rama mbërriti paraditen e së martës në Shëngjin, ku bashkë me kabinetin e tij do të zhvillojë një takim dyditor për të diskutuar mbi të ardhmen dhe detyrat e lëna në takimin e ngjashëm të fundkorrikut në Tepelenë.

Përveç ministrave e zëvendësministrave, edhe kryetarët e komisioneve parlamentare, drejtues politikë dhe drejtorët pritet të jenë të pranishëm.

Ndër të parët në qytezën e qarkut Lezhë shkelën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Axhenda e plotë

Objektivi: Prioritetete punës për vitin 2024

Dita 1

09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve

(Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit)

  • Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024
  • Debat
  • Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat
  • Debat
  • Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit
  • Debat

13:00 – 14:30 Drekë – Konkluzionet e pjesës së parë

15:00  Prezantime

  • Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton Adea Pirdeni
  • Inovacioni (Objektivat e Agjencisësë Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i networkut) – Prezanton Enkeleda Imeraj
  • Shërbimet (Mbi procesin e deregulimit të shërbimeve) – Prezanton Delina Ibrahimaj
  • Projekti pilot i regjistrimit të tokës – Prezanton Enertil Canaj

15:30 Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katër temat e mësipërme

16:00 – 16:30 Pushim kafeje

16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023, objektivat e 2024 dhe ndarja e kompetencave të zëvendësministrave për t’u deleguar nga ministrat menjëherë pas retreat-it

20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)

Dita 2

08:00 – 09:00  Mëngjesi

09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit

12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar

/rtsh.al/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Pasioni për poezinë – Autorja, Drita Dekaj, mësuese në profesion, promovoi 4 libra me poezi

Mësuese në profesion,  por pasioni për artin e të shkruarit ka qenë një shtysë e…

19 hours ago

Konferenca për historinë e Shkodrës – Fokusi i ditës së dytë: Ndikimi i artit dhe periudha e errët e regjimit

E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…

19 hours ago

Konferenca për historinë e Shkodrës – Fokusi i ditës së dytë: Ndikimi i artit dhe periudha e errët e regjimit

E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…

19 hours ago

Rikthimi i deputetëve në Kuvend, Berisha: Për të paraqitur alternativat tona, por mosbindja civile do vazhdojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të vijojnë me skenarët e…

20 hours ago

Konferenca për historinë e Shkodrës – Fokusi i ditës së dytë: Ndikimi i artit dhe periudha e errët e regjimit

E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…

20 hours ago

Shkodra në sytë e piktorëve – Rruga e “Gjuhadolit”  ishte një nga pikat ku ndaluan artistët pjesëmarrës

Thuhet se vjeshta është stina e preferuar e piktorëve. Një koloni e tyre në Shkodër…

20 hours ago

This website uses cookies.