Taksë e re për pronat me qira / Ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in
Duke nisur nga sot, kush jep prona me qera në Booking apo AirBnb nuk do ketë më mundësi të operojë në informalitet.
Mes kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër.
Për administrtorët e këtij lloj biznesi një vendim i tillë është i drejtë pasi eliminon informalitetin.
Ndërkohë ky vendim pritet të rrisë çmimet e ambjenteve akomoduese
Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, 2.4-3.6 euro shtesë. Këtë shumë Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare.