Taksimi i profesioneve të lira – Për specialistët do ketë rritje të çmimeve për shërbimet
Hyrja në fuqi e ligjit për taksimin e profesioneve të lira me 15 dhe 23%, nga 1 janari I 2024 pritet të sjell një valë të re të rritjesh së çmimeve për një sërë shërbimesh.
Sipas ekspertëve të fushës kjo pritet të sjellë pabarazime bizneseve dhe profesionistëve. Shërbimet që do të kenë një rritje të çmimeve janë ato që ofrojnë avokatët , noterët , kontabilistët, mjekët etj. Për avokatin Tahir Novi në Gjirokastër kjo rritje është e pajustifikueshme pasi kostoja do të reflektohet në çmimin final I cili do të prek direkt qytetarin.
Ndërkohë Z. Novi kërkon që gjykata kushtetuese gjatë shqyrtimit të kërkesës së Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e vendimit për hartën e re të gjyqësorit ti japë një zgjidhje edhe këtij problemi.
Nga 1 janari 2024, janë 16700 profesionistë të lirë që do të bëhen pjesë e sistemit të taksimit progresiv me fasha, ku ata që kanë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë paguajnë 15% tatim ndërsa ata që marrin më shumë do të paguajnë 23%.