Taksimi për pronën/Bashkia Lezhë: Nuk ka të dhëna për sipërfaqen, vetëdeklarim i bizneseve dhe familjarëve

lezha

lezha

Bashkia Lezhë nuk ka të dhëna të sakta për sipërfaqen e pronës që disponon çdo biznes apo familjar në territorin e kësaj njësie vendore dhe deri më tani faturimi është bërë afrofe.Për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike është kërkuar vetëdeklarimi i tyre, dhe afati i vendosur është 31-janari i vitit 2024 për bizneset dhe fundi i muajit qershor për familjarët.Diçka e tillë bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, sipas të cilit është ngritur një grup pune që po merret me këtë çështje, ndërsa taksa vendore për pronën është ulur në masën 30%.Vetëdeklarimet e biznesit dhe familjarëve do të verifikohen dhe nëse nuk do të jenë të sakta do të ketë penalitete.Në Bashkinë Lezhë operojnë rreth 3 mijë biznese dhe nga verifikimet e bëra rezulton se 30% e tyre nuk janë taksuar drejt për taksën e pronës, ndërsa probleme janë konstatuar edhe për familjaret.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.