Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, Talat Xhaferi.
Kryeministri në largim Dimitar Kovaçevski do t’i dorëzojë këtë të hënë (29 janar) detyrën kryeministrit të ri, Talat Xhaferit.
Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua një ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.
Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 8 majit.