Talenti që la pa fjalë jurinë në Sanremo, David: Dua të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision
David Kerri është një prej talenteve që ka shkelur skena kombëtare e ndërkombëtare, duke spikatur edhe në festivalin “Sanremo Unlimited”.
Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Kerri ka zbuluar se si u zbulua talenti i tij, çmimet që ka fituar, emocionet e përjetuara dhe projektet e ardhshme.
“Unë kam rreth 1 vit që këndoj. Në moshën 11 vjeçare ka filluar. Pjesëmarrja e parë ka qenë në shkollë. Emocionet ishin të forta. Që 5 vjeç kam luajtur në piano. Më vonë, mësuesja e klasës së 5 më ka spikatur në korin e shkollës dhe më ka kërkuar të këndoj në skenën e shkollës.
Nuk e mendoja kurrë se do arrija në këtë pikë, por me punë e përkushtim arrihet. Jam shumë krenar për veten time. Kam marr pjesë në një konkurs ndërkombëtar në Siçili. Atje mora çmimin më të madh. Juria më përzgjodhi të përfaqësoj atë konkurs në Sanremo”, tha ai.
David Kerri theksoi më tej se pret që të ketë së shpejti dhe një bashkëpunim. Ai shprehu ambicien për të marrë pjesë në Junior Fest dhe më pas për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
“Kam marr pjesë në një konkurs ndërkombëtar në Siçili. Atje mora çmimin më të madh. Juria më përzgjodhi të përfaqësoj atë konkurs në Sanremo.
Pres që të kem dhe një bashkëpunim së shpejti. Në atë konkurs kishte plot vokal, producent e autor këngësh që pikasin fëmijët dhe i merrnin me vete. Unë isha një nga më të spikaturit.
Në Sanremo kisha një listë me 3 këngë. Besoj se do prek skena botërore. Kam projekte të ndryshme. Mund të them vetëm se do konkurroj të marr pjesë në festivalin Junior Fest dhe mund ta fitoj e të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion”, u shpreh ai.