Categories: LajmeSport

Talenti shkodran “notarja e vitit”, Viki Tafrruku shkëlqen edhe në Shkup, 10 podiume në  5 muaj

Talentja e notit shkodran Viki Tafrruku vazhdon të shkëlqejë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Me paraqitjet e saja fantastike, notarja shkodrane është konsideruar si “notarja e vitit”, pasi në vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2024-të ajo është ngjitur plot dhjetë herë në podiumin e fituesit. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë kur Viki e shoqëruar nga trajneri i Vllaznisë, Kolë Shiroka, me të cilin stërvitet prej tre vitesh, ishte pjesëmarrëse në Turneun Ndërkombëtar të Notit “Orion Cup” zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe notari tjetër i Vllaznisë, Skerdi Kroni, i cili konkuroi në disiplinat e 50 metër stil i lirë dhe 50 metër delfi. Por, rezultatin më të mirë e ka arritur Viki Tafrruku, e cila duke konkuruar mes 318 sportisteve pjesëmarrëse, përfaqësuese të 33 ekipeve nga vende të ndryshme europiane dhe më tej, meritoi medaljen e artë në garën e 50 metrave stil shpinë për kategorinë C. Ndërkohë,  u rendit e dyta në garën 50 metër stil i lirë per kategorine C. Vend të dytë dhe medalje argjendti meritoi Tafrruku edhe në garën e dytë për kategorinë OPEN. Kujtojmë që Kategoria OPEN përfshin tre rezultatet më të mira të garës. Rezultatet në fjalë janë një produkt i punës profesionale në proçesin stërvitor të dyshes Kolë Shiroka-Viki Tafrruku, të cilat garantojnë të mbërrijë në nivelet më të larta të notit shqiptar e më tej.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hetimi i krimeve zgjedhore, Çela: Bashkëpunim me KQZ-në për një plan masash

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…

6 hours ago

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, mblidhet Nënkomiteti i 16-të “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…

6 hours ago

Italia i dhuron Shqipërisë 2 anije, Vengu: Do pasohet nga 2 veprime të tjera, mbrojmë kufirin detar

Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…

6 hours ago

Egnatia e Vllaznia, dyshe titulli

Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…

12 hours ago

Delegacioni europian vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Gjithëpërfshirëse dhe paqësore

Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…

12 hours ago

KQZ: Rreth 190 mijë të regjistruar nga diaspora, miratohet 77% e kërkesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

12 hours ago

This website uses cookies.