Tamara, një nga zonat më të bukura të Alpeve / Kryeministri Rama fton turistët ta vizitojnë.
Tamara në Malësinë e Këlmendit, një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare, vitet e fundit është kthyer në një destinacion turistik.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Tamara duke ftuar turistët vendas e të huaj ta vizitojnë atë.
“Me Tamarën e bukur, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Deri para shtrirjes atje të Programit të Rilindjes Urbane, ajo çka prezantonte Tamara ishte një mrekulli natyrore, por investimet për zhvillimin e kësaj zone ishin mjaft te pakta.
Tamara ka tashmë një shëtitore të re 5 mijë metra katrorë, është bërë rikonstruksioni i çative të shtëpive karakteristike të zonës, është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër të fshatit, janë mbjellë pemë përgjatë shëtitores si dhe janë vendosur sistemet e ndriçimit.
Sipas gojëdhënave, Tamara e ka marrë emrin nga bashkëshortja e Pashait të Shkodrës, Karamahmut Pash Bushatliut. Në nder të saj pashai ndërtoi fillimisht urën e Tamarës që i dha më vonë emrin zonës.