Tano Banushi “emblema” e humorit shqiptarTano Banushi ishte artisti shkodran, …

Tano Banushi emblema e humorit shqiptar Tano Banushi ishte artisti

Tano Banushi emblema e humorit shqiptar Tano Banushi ishte artisti

Tano Banushi “emblema” e humorit shqiptar

Tano Banushi ishte artisti shkodran, i konsideruar si “emblema” e humorit shqiptar. Mjeshtri i komedisë befasonte publikun me forcën e origjinalitetit të tij duke krijuar mbi njëmijë role të paarritshme ende edhe sot e kësaj dite si ato të Leos, Pashukut, fotografit etj. të cilat mbeten në thesarin e kulturës sonë teatrore.
Ndër vite ai ka bashkëpunuar me shumë kolegë të teatrit dhe ata i kanë ende të freskëta kujtimet me të.Ai nuk ishte vetëm një aktor i shkëlqyer i komedisë por ishte njeriu që kujdesej fort të ruante çdo detaj të shfaqjeve që estrada e humorit zhvillonte. Arkivi ishte një nga pasionet e tij, themi kështu sepse ai kishte shumë të tilla. Gjatë hulumtimit në dosjet e teatrit për të cilat kujdeset fort arkivisti i këtij Astrit Fani vërejmë se në të gjenden dosje të hartuara nga vetë dora e Tano Banushit siç janë ato të vitit 1958 dhe 1959. E një rëndësie të madhe ishte edhe ajo çfarë familjarët e Tano Banushit bënë në fillim të vitit 2020 kur i dhuruan teatrit “Migjeni” të gjithë arkivën e aktorit të shquar.Plejada e aktorëve të shquar të Estradës së Shkodrës natyrshëm të nxit të mendosh rreth të ardhmes së saj.Tano Banushi ishte një figurë komplekse, realist. Brenda një shfaqjeje atë e shihje në role të ndryshme. Te secili prej tyre ai gjente veshjen e veçantë artistike. Tanoja ishte një aktor shumëplanësh, brilant. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, parodinë etj. Ishte mjeshtër për të përjetuar brenda një materiali letrar gjithë dridhjet e shpirtit të një personazhi. E personazhi që krijonte Tanoja nuk ishte as klloun, as vulgar, por kishte humor të brendshëm, therës, kishte dramë.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.