Categories: LajmePolitikëRajoni

Taravari: Nëse s’i fitoj zgjedhjet, tërhiqem nga politika

Kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari,  nga radhët e koalicionit të opozitës shqiptare “VLEN”, është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, teksa është zotuar se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë do të tërhiqet nga politika.

Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, pasi që është pyetur se a do të tërhiqet nga politika në qoftë se i humb zgjedhjet.

“Sigurisht, sigurisht. Nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje, mendoj se kështu duhet të jetë. Kështu është në të gjithë botën perëndimore, kështu është në të gjitha demokracitë e zhvilluara. Nëse humbisni zgjedhjet, të paktën para autoriteteve partiake… edhe pse pati zhvillime të caktuara në vendin tonë, nuk më lejuan bashkëpartiakët të kaloja të paktën një zgjedhje”, tha Taravari.

“Dhe unë u thashë, kërkoj besim nga të gjithë ju. Nja dy cikle zgjedhore deri në 8 maj, nëse nuk fitojmë më 8 maj, unë jam këtu për të dhënë dorëheqjen, dhe nuk do të kishte asnjë forcë që të më ndalonte të jepja dorëheqjen nëse edhe të bashkuar nuk do të fitonim. Dhe kështu do të fitojmë, shtoi.

Ai theksoi se zgjedhjet presidenciale (raundi i parë më 24 prill, ndërsa i dyti më 8 maj, së bashku me ato parlamentare), janë tregues për zgjedhjet presidenciale.

Në rast të fitores eventuale, Taravari ka treguar edhe hapat fillestarë që do t’i bëjë; propozimi për largimin nga nisma rajonale “Ballkani i Hapur” njëra ndër to.

“Nëse i fitoj zgjedhjet, gjëja e parë që do të bëja do të ishte të shkoja në Bruksel dhe të kërkoja nga politikanët evropianë që të na japin garanci se për vendin nuk do të ketë kushte të tjera për të vazhduar rrugën evropiane”, tregoi ai.

“E dyta, kush do të jetë mandatari i ardhshëm, do ta thërrisja, sepse duhet t’i jepet mandati për të formuar Qeverinë, do t’i kërkoja të më jepte një dinamikë për ndryshimet kushtetuese që t’i nisim sa më shpejt bisedimet, që Bukuresht i vitit 2008 të mos përsëritet. Dhe gjëja e tretë, do t’iu kërkoja partive politike dhe Qeverisë që të largohen nga nisma ‘Ballkani i Hapur’, sepse nuk ka mbetur askush përveç vendit tonë dhe Serbisë”, potencoi Taravari.

Taravari, kundërpeshë në zgjedhjet presidenciale në kampin shqiptar do ta ketë Bujar Osmanin, nga “Fronti Evropian”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

15 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

15 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

15 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

15 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

15 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

16 hours ago

This website uses cookies.