Tarifat e reja të patentave, DPSHTRR: Është bërë indeksim i tarifave të shërbimeve pasi janë rritur investimet

Këtë të hënë (5 shkurt) kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të patentave kombëtare dhe ndërkombëtarë, që solli edhe  bojkotim të punës nga disa autoshkolla në Elbasan.  

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sqaruar se është bërë rishikim dhe indeksim i tarifave të shërbimeve për patentat, të cilat nuk ishin ndryshuar prej 23 vitesh. Sipas DPSHTRR, ky rishikim është bërë si pasojë e rritjes së investimeve dhe shërbimit, por edhe përshtatjes më ligjet e reja

Lidhur me bojkotin e disa auto-shkollave, DPSHTRR thotë se kjo vjen si pasojë e paqartësisë dhe se tarifat e indeksuara janë të pasqyruara në rubrikat përkatëse në faqen zyrtare të institucionit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bazë të të dhënave statistikore dhe monitorimit të ecurisë së shërbimeve në të gjitha Drejtoritë Rajonale, konfirmon se shërbimet për lejet e drejtimit kanë vijuar normalisht. Gjatë ditës së sotme, pjesëmarrja për regjistrime, testime teorike dhe praktike, ritestime, rinovim leje drejtimi si dhe për çdo shërbim tjetër që ofrohet pranë sporteleve tona, është e njëjtë me çdo ditë tjetër pune. Lidhur me pretendimet dhe “bojkotin” e disa auto-shkollave, sjellim në vëmendjen tuaj, se nuk kemi të bëjme me rritje të çmimit por për rishikim dhe indeksim të tarifave të shërbimeve të leje-drejtimit, të cilat nuk ishin ndryshuar prej 23 vitesh (ku rezulton që tarifat aktuale janë të miratuara nga viti 2001 e në vijim).

Ky rishikim tarifash vjen si rrjedhojë e ndryshimeve ligjore të miratuara në dakordësim me grupet e interesit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe të standardeve të përcaktuara nga direktivat e bashkimit europian, për ofrimin e shërbimeve për lejet e drejtimit. Për arritjen e këtyre standardeve, DPSHTRR ka investuar në infrastrukturë, modernizimin e proceseve të shërbimit që lidhen me autoshkollat dhe kursantët për leje drejtimi, në thjeshtëzimin dhe harmonizimin e këtyre procedurave si dhe shtimin e zyrave të shërbimit për të qenë sa më pranë qytetarëve. Sa më sipër “bojkoti” i autoshkollave, në të vërtetë është vetëm një paqartësi e një grupimi shumë të vogël i subjekteve autoshkollë, ndërsa tarifat e indeksuara dhe të miratuara janë të pasqyruara në rubrikat përkatëse në faqen zyrtare të DPSHTRR-së”, thuhet në reagimin e DPSHTRR.

Sot (5 shkurt) Shoqata e autoshkollave në Elbasan bojkotuan punën lidhur me rritjen e tarifave që sipas tyre “nuk janë publikuar tarifat e provimeve dhe riprovimeve për leje drejtimi, që do të faturohen si kosto tek qytetarët”.

Në Elbasan operojnë rreth 33 autoshkolla të cilët paralajmëruan se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do ta përshkallëzojnë protestën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.