Task-forca për ujërat e ndotur – Jahaj: Me 1 maj nis kontrolli për bizneset që duhet të vendosim impiantet

Task Forca e ngritur kundër ndotjes së ujërave, qe  nisi punën prej janarit të këtij viti, i lë edhe 60 ditë kohë bizneseve që operojnë në turizmin, të vendosin impiantet e përpunimit të ujërave të ndotur. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve thotë se janë në proces rekrutimi dhe se po kryhen në të gjithë vendin një fushatë informuese për bizneset. Drejtori Klevis Jahaj bën me dije që afati i vendosjes së impianteve është 1 maji i këtij viti.

“Pas kësaj date, Task Forca ka të gjithë të drejtën për të ushtruar kontrolle për të monitoruar jo vetëm zbatueshmërinë e impianteve, por edhe mënyrën si po operojnë për subjektet që duhet ta kenë instaluar  sipas detyrimeve ligjore”, u shpreh ai.

Ndërsa lidhur me ankesat e disa biznese në jug të vendit, Jahaj sqaron se akti normativ për ngritjen e Task Forcës ishte nevojë emergjente dhe se bizneset e kanë patur që më parë detyrimin ligjor.

“Ka qenë një detyrim i vazhdueshëm që të gjitha këto subjekte kanë pasur për paratrajtimin e ujërave të ndotura, duhet të theksoj se kjo është një masë emergjente”, theksoi Jahaj.

Task Forca ka jo vetëm të drejtën për të monitoruar zbatueshmërinë, por ka edhe të drejtën e marrjes së masave administrative.

“Përveç masave administrative që Task Forca ka të drejtën të vendosë, pas 60 ditësh kjo masë administrative është sa dyfishi i masës para administrative dhe në fund të mbylljes së sezonit, Task Forcës i lind e drejta të kërkojë dhe pezullimin e aktivitetit deri në plotësimin e standardeve të caktuara”, deklaroi Jahaj.

Synimi i punës se Task Forcës është që nëpërmjet këtij akti ligjor të arrihet standardi në rajon, të 95 përqind të ujërave larës të pastër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.