04b7e664d1d049f3a66d77f87bdb967d
Administrata tatimore nuk ndalet në përmirësimin e administrimit tatimor, por jo vetëm. Vlerësohen të gjithë komponentët e të ardhurave, por sidomos efektiviteti i administratës tatimore.
Edhe për këtë muaj, kjo administratë ka publikuar më përpara se Ministria e Financave, treguesit e konsoliduar të të ardhurave tatimore, në ndërkohë që Shërbimi Doganor Shqiptar nuk i ka bërë ende të njohur treguesit e arritur.
Të bëjnë përshtypje, sidomos të ardhurat që vijnë nga tatimi mbl vlerën e shtuar që tregojnë sidomos rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Janë rreth 70 milionë dollarë që shënohen me tepër të tetëmuajt e këtij viti.
Pavarësisht problemeve në ekonomi, subjektet kanë punuar duke siguruar edhe fitim nga taksa e tatim fitimit me shumën jo më pak se 60 milionë dollarë.
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të paguara nga subjektet që e kanë këtë detyrim dhe që kanë administratën tatimore si agjent fiscal të qeverisë janë rritur gjithashtu në shifra të paparashikuara, më shumë se 17 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Ndikim ka dhënë sidomos informalizimi it ë punësuarve ekzistues por edhe punësimi i rritur gjatë peridhës së vërës, edhe për shkak sezonaliteti, ku domonon industria e turizmit.
Shifrat e mësipërme tregojnë një ecuri të të mirë të të ardhurave, që tejkalojnë ndjeshëm jo vetëm planin buxhetor, por parashikimi në rritje ofron mundësi për t’i përdorur këto të ardhura edhe për rritjen e pagave në sektorin buxhetor, rritje që pritet të bëhet në dhjetor të këtij viti, në masën jo më pak se 15 për qind.
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…
Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…
Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit…
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…
This website uses cookies.